Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë në kuadër të programit të trajnimit të Qendrës Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor nga data 11 deri më 12 shtator 2024 po zhvillon “Trajnimin bazë për gjininë, barazinë gjinore dhe futjen e perspektivës gjinore në politikat publike”. . Trajnimi u dedikohet zyrtarëve administrativë nga organet e administratës shtetërore me fokus të veçantë personat me përvojë relativisht të shkurtër pune, pra pjesëmarrës që nuk kanë pasur ende mundësi të thellohen me konceptet e barazisë gjinore.
Ky trajnim është pjesë e serisë sonë të trajnimeve për përmirësimin e mekanizmave kombëtarë dhe promovimin e barazisë gjinore, si dhe një mundësi për të mësuar, për të shkëmbyer praktikat e mira dhe për t'u marrë me sfidat e mundshme.
Trajnimi realizohet në bashkëpunim me UN Women dhe mbështetje teknike nga Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve - CUP