Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë në kuadër të programit të trajnimit të Qendrës Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor nga data 15 deri më 16 tetor 2024 po zhvillon “Trajnimin Bazë për Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor dhe aplikimin e tij në politikat dhe programet sektoriale”.
Trajnimi u dedikohet zyrtarëve administrativë nga organet e administratës shtetërore me fokus të veçantë personat me përvojë relativisht të shkurtër pune, pra pjesëmarrës që nuk kanë pasur ende mundësi të thellohen me konceptet e barazisë gjinore.
Me këto trajnime, pjesëmarrësit njihen me konceptet dhe proceset e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, si dhe të kuptojnë parimet bazë të buxhetimit gjithëpërfshirës dhe të përgjegjshëm gjinor dhe të mësojnë të identifikojnë një qasje për përfshirjen e aspekteve gjinore në krijimin e politikave publike dhe buxhetit.
Trajnimi realizohet në bashkëpunim me UN Women dhe mbështetje teknike nga Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve - CUP