Në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor, filloi sot një trajnim dy-ditor për analizën gjinore, si pjesë e modulit të tretë të ciklit të trajnimit mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor.
Trajnimi mbuloi tema nga analiza gjinore, duke përfshirë konceptin, kuptimin dhe hapat për kryerjen e analizës gjinore.
Trajnimi po zhvillohet në kuadër të Planit dhe Programit Vjetor të Punës të Qendrës Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor për vitin 2025.
Ne e organizojmë trajnimin me mbështetjen e ekspertëve të UN Women, dhe të realizuar nga Qendra për Menaxhimin Gjinor, si dhe nga punonjësit e Sektorit për Mundësi të Barabarta - Departamenti për Politika të Përgjegjshme Gjinore dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.