Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Qendrës për Menaxhimin e Ndryshimeve hap thirrje për nëpunës dhe nëpunëse të punësuar në sektorin publik të cilët dëshirojnë t’i sendërtojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre dhe të bëhen trajnues dhe trajnuese për çështje jodiskriminimi dhe detyrimi për avancimin e barazisë në sektorin publik.
Trajnimet janë pjesë e aktiviteteve të projektit, të mbështetura nga Misioni i OSBE-së në Shkup në kuadër të projektit “Përforcimi i sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut II”. Në kuadër të aktiviteteve të projektit, është duke u krijuar një Program për ngritjen e kapaciteteve për mosdiskriminim dhe detyrimi për barazi në sektorin publik për 200 përfaqësues nga sektori publik, me përfaqësim adekuat të grave dhe burrave dhe komuniteteve.
Trajnimet do të zhvillohen në datat 09/05/2022, 09/06/2022, 09/12/2022 dhe 13/09/2022 dhe do të mbahen në Qendrën Burimore për Krijimin e Politikave dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor.
Programi i trajnimit synon të ofrojë njohuri në fushat e mosdiskriminimit dhe barazisë si dhe aftësi për trajnuesit në mënyrë që ata të mund të transferojnë njohuritë e tyre në mënyrën më efektive dhe efikase te dëgjuesit dhe dëgjueset e tjera në sektorin publik.
Në trajnime mund të paraqiten nëpunësit dhe nëpunëset e punësuara në institucionet e sektorit publik ,të cilët janë të punësuar rregullisht në institucionet e tyre.
• Kandidatët e paraqitur për trajnim duhet të kenë përvojë pune në institucionet e tyre të paktën dy vjet, të jenë nëpunës dhe nëpunëse në kategorinë B ose V.
• Kandidatët duhet të demonstrojnë njohuritë bazë për temat e mosdiskriminimit dhe barazisë dhe të tregojnë përvojën dhe/ose njohuritë e temave të listuara më parë në tekstin e aplikacionit.
• Kandidatët dhe kandidatet në aplikacion duhet të shënojnë motivimin adekuat për pjesëmarrjen e tyre në trajnim.
U bëjmë thirrje të gjithë të interesuarve që të aplikojnë në linkun në vijim: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdm0xFBLMAfq0q6FkJva5pUyy7tdasQ4-SWfMFiwlTzO23Snw/viewform?usp=pp_url më së voni deri më 26 gusht 2022.
Pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset e zgjedhura do të kontaktohen me më shumë detale.