Pse është e rëndësishme barazia? Si të bëni ndryshime pozitive? Çfarë ndryshimi do të bëjë barazia në shoqërinë tonë? Çfarë mund të bësh?

Dëshironi të përvetësoni apo zgjeroni njohuritë tuaja në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit dhe detyrën për të promovuar barazinë në sektorin publik?

Investimi më i mirë në veten tuaj është nëpërmjet njohurive të reja!

Me njohuritë tuaja, të gjithë qytetarët fitojnë më shumë!

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në kuadër të programit të trajnimit të Qendrës Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor, shpall thirrjen për pjesëmarrje në trajnimin për nëpunësit dhe nëpunëset në sektorin publik që dëshirojnë të përmirësojnë kapacitetet dhe njohuritë e tyre dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e trajnimit me temën “Detyrimi për avancimin e barazisë në sektorin publik”.

Këto trajnime janë pjesë e aktiviteteve të projektit, të mbështetura nga Misioni i OSBE-së në Shkup në kuadër të projektit “Përforcimi i sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut II” në bashkëpunim me Qendrën për Menaxhim me Ndryshime. Në kuadër të aktiviteteve të projektit, është duke u krijuar një Program për ngritjen e kapaciteteve për mosdiskriminim dhe detyrimin për barazi në sektorin publik për gjithsej 200 përfaqësues nga sektori publik, me përfaqësim adekuat të grave dhe burrave dhe të komuniteteve.

Datat e parapara të   trajnimeve janë si në vijim:

20.10.2022 dhe 21.10.2022 – grupi i parë

25.10.2022 dhe 26.10.2022 – grupi i dytë

31.10.2022 dhe 01.11.2022 – grupi i tretë

Trajnimi synon të mundësojë kuptimin e detyrimit për avancimin e barazisë nga institucionet e administratës shtetërore në drejtim të zbatimit të detyrimit për promovimin dhe avancimin e barazisë për përmbushjen më të lehtë të detyrimit.

Kualifikimet e nevojshme:

•             Në trajnim mund të paraqitën nëpunësit dhe nëpunëset të punësuar në institucionet e sektorit publik të cilët janë në marrëdhënie të rregullt pune në këto institucione.

            •                Kandidatët dhe kandidatet në aplikacionin e tyre duhet të shënojnë motivimin për pjesëmarrjen e tyre në trajnim.

Shënim: shpenzimet e transportit dhe akomodimit të pjesëmarrësve nuk mbulohen.

U bëjmë thirrje të gjithë të interesuarve të aplikojnë në linkun në vijim  https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScSrpcD1CHkFxZJfjm0ZYvWtYtlCJZpMnmPVync1w7rXwTIUA/viewform?usp=pp_url, më së voni deri më dt. 10.10.2022, ora 23:59. Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen me më shumë detale.