Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në kuadër të programit të trajnimit të Qendrës Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor, shpall thirrjen për pjesëmarrje në trajnimin “Trajnim bazë për gjininë, barazinë gjinore dhe vendosjen e perspektivës gjinore në politikat publike”, që do të mbahet më 17 dhe 18 tetor 2022.
Trajnimi u dedikohet nëpunësve administrativë të punësuar nëpër ministri me përvojë pune relativisht të shkurtër, mundësisht personat që kanë filluar të punojnë në institucione në tre vitet e fundit, respektivisht pjesëmarrës që nuk kanë pasur mundësi të njihen më thellë me konceptet e barazisë gjinore.
Gjatë paraqitjes në trajnim, ministritë përkatëse do të njoftohen për të inkurajuar punonjësit që të marrin pjesë në trajnim.
Në bazë të këtyre kritereve do të përzgjidhet një grup me më së shumti 20 pjesëmarrës.
Trajnimet do të organizohen në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor të MPPS, në rrugën “Maqedonia”, nr. 22, në Shkup.
Të interesuarit mund të paraqiten në linkun në vijim më së voni deri më 10 tetor 2022:
Pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset e përzgjedhur do të kontaktohen me më shumë detale.
Trajnimet realizohen në kuadër të projektit “Promovimi i politikave dhe buxheteve të përgjegjshme gjinore: drejt menaxhimit transparent, gjithëpërfshirës dhe llogaridhënës në Republikën e Maqedonisë së Veriut” i mbështetur nga UN Women, financuar nga Zvicra dhe Suedia në bashkëpunim me Qendrën për Menaxhim me Ndryshime.