Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë në drejtim të zbatimit të strategjisë për barazi gjinore 2022 dhe 2027 ka nisur procesin e hartimit të planit të veprimit për barazinë gjinore 2025-2027.
Për këtë qëllim, sot në Qendrën Burimore për politikëbërje dhe buxhetim të përgjegjshëm gjinor, u mbajt takimi i një grupi pune për hartimin e një plani veprimi për barazinë gjinore 2025-2027.
Grupi punues përbëhet nga ekspertë të mbështetur nga UN Woman për menaxhimin e projekteve dhe anëtarë të emëruar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe koordinatorë dhe zëvendës koordinatorë për mundësi të barabarta nga ministria, institucionet, organizatat dhe rrjetet e shoqërisë civile përkatëse.