Më 3 mars 2022 u hap zyrtarisht Qendra Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor nga MPPS, me mbështetjen e zyrës së UN Women në Shkup.
Në hapje foli znj. Jovanka Trenchevska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale, SH.T Veronica Ulman Marty, Ambasadore e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T Christine Forsgren Bengtsson, ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Blerta Cela, zëvendës drejtoreshë rajonale e Zyrës së UN Women në Evropë dhe Azinë Qendrore, e cila foli për vlerën e kësaj qendre. Znj. Svetlana Cvetkovska, udhëheqëse e sektorit për mundësi të barabarta dhe znj. Iskra Belçeva-Ristovska, koordinatore e projektit në Qendrën për Menaxhimin e Ndryshimeve, prezantuan aktivitetet e ardhshme të qendrës, platformën online për Qendrën Burimore dhe planet zhvillimore.