Takimet përfundimtare të vizitës vlerësuese të GREVIO në Republikën e Maqedonisë së Veriut u mbajtën në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor. Gjatë 5 ditëve janë zhvilluar takime me institucionet shtetërore dhe sektorin joqeveritar.
Në takime u theksua se zbatimi i suksesshëm i Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit) ka një rëndësi të veçantë në luftën kundër dhunës ndaj grave, si dhe ngritjen e ndërgjegjësimi shoqëror për këtë çështje.
Në fund të vizitës u prezantuan udhëzimet paraprake, të cilat institucionet do t'i marrin me shkrim në periudhën e ardhshme.