Vizita e parë vlerësuese e GREVIO në Republikën e Maqedonisë së Veriut u mbajt në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor. Në takim morën pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, dhe përfaqësues nga Këshilli i Evropës, GREVIO, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencia për shërbime mediatike audio, audio-vizuale. U bënë pyetje nga përfaqësuesit e organit të pavarur ekspert në Këshillin e Evropës për zbatimin e Konventës së Stambollit për të kuptuar më mirë ecurinë e vendit tonë në lidhje me dhunën me bazë gjinore.

Pyetjet që iu drejtuan përfaqësuesve të institucioneve ishin në drejtim të parandalimit dhe mbrojtjes më të madhe nga dhuna, ndërgjegjësimit të publikut për dhunën ndaj grave dhe dhunës në familje, raportimin e përdhunimit, bashkëpunimin ndërmjet agjencive, burimet financiare si dhe politikëbërjen e ndjeshme gjinore. .

Përfaqësuesit nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale shpjeguan të gjitha angazhimet dhe masat e ndërmarra nga institucionet, duke u fokusuar në ndërgjegjësimin e popullatës për dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore.

Rekomandimet dhe komentet nga vizita do të dorëzohen shtesë nga organi ekspert, me të cilin institucionet do të marrin udhëzimet e duhura për promovimin dhe zbatimin e suksesshëm të Konventës së Stambollit.