Qendra Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor aktualisht po mban një trajnim tre-ditor për trajnerë mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, moduli i katërt i ciklit të trajnimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.
Qëllimi i trajnimit është që pjesëmarrësit të forcojnë kapacitetet dhe aftësitë e tyre për zhvillimin dhe ofrimin e një programi trajnimi të suksesshëm të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.
Ne e organizojmë trajnimin me mbështetjen e ekspertëve të UN Women, dhe të realizuar nga Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve, si dhe nga punonjësit e Sektorit për Mundësi të Barabarta - Departamenti për Politika të Përgjegjshme Gjinore dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.