Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Qendrës për Menaxhim me Ndryshime hap thirrje për punonjës dhe punonjëse të punësuar në sektorin publik. Trajnimet janë me temë “Diskriminimi dhe ballafaqimi me diskriminimin” dhe janë planifikuar të mbahen në Qendrën Burimore për Krijimin e Politikave dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor.

 

Trajnimet janë pjesë e aktiviteteve projektuese, të mbështetura nga Misioni i OSBE-së në Shkup në kuadër të projektit “Përforcimi i sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut II”.

 

Realizimi i trajnimeve është planifikuar në katër grupe sipas datave në vijim:

19.09.2022, 20.09.2022, 21.09.2022 – grupi i parë

26.09.2022, 27.09.2022, 28.09.2022 – grupi i dytë

03.10.2022, 04.10.2022, 5.10.2022 – grupi i tretë

12.10.2022, 13.10.2022, 14.10.2022 – grupi i katërt

 

Mund të marrin pjesë punonjës dhe punonjëse  që janë të punësuar në institucionet e sektorit publik dhe janë të punësuar rregullisht në institucionet e tyre. Me rastin e aplikimit, kandidatët dhe kandidatet duhet të nënvizojnë motivimin e duhur për të marrë pjesë në trajnim.

 

Të interesuar mund të aplikojnë në linkun në vijim: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdXjjkTvEPptrGybH1SW11VA9Q3c4bQVgW5DME-r-lF8MGH0g/viewform?usp=pp_url , më së voni deri më 14 shtator 2022, deri në 23:59.

 

Pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset e përzgjedhura do të kontaktohen me më shumë detale.