Në ditën e dytë të shkollës verore, pjesëmarrësit prezantuan politikat dhe mekanizmat për barazinë gjinore në vendet e tyre, si dhe sfidat me të cilat përballen në zbatimin e tyre.

Përmes studimeve të rasteve, pjesëmarrësit përcaktuan praktikisht aktivitetet, propozuan zgjidhje për futjen dhe zbatimin e barazisë gjinore.

Në kuadër të shkollës, pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të njihen me historinë, organizimin dhe funksionimin e tij.