Më 15 maj 2026, në Qendrën e Burimeve për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor, u mbajt një takim i Grupit të Punës për Përgatitjen e Standardeve për Ngritjen e një Qendre për Pritje Ditore dhe të Përkohshme të Viktimave të Trafikimit të Qenieve Njerëzore.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Brendshme, një shoqatë qytetare dhe ekspertë.
Në takim u diskutuan draft-procedurat dhe procedurat për referimin dhe vendosjen, si dhe u shqyrtuan parimet për trajtimin e viktimave të trafikimit që do të jenë pjesë e dokumentit.