Ministria e Politikave Sociale, Demografisë dhe Rinisë në bashkëpunim me Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar - GIZ organizoi një shkollë verore që u zhvillua nga 25 deri më 28 gusht në Qendrën e Burimeve për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor.

Shkolla verore u organizua në një axhendë katër-ditore, përmes prezantimeve teorike, ushtrimeve praktike dhe studimeve të rasteve, dhe bashkoi të rinj nga rajoni: Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut - punonjës në administratë. Pjesëmarrësit u njohën me parimet themelore të barazisë gjinore, një qasje strategjike ndaj perspektivës gjinore në politikat publike, analizat dhe statistikat gjinore dhe buxhetimin e përgjegjshëm gjinor.

Gjithashtu, gjatë shkollës verore, pjesëmarrësit u përfshinë në diskutime dhe prezantime aktive, një vizitë në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Pazarin e Vjetër, përmes të cilave ata thelluan njohuritë e tyre për barazinë gjinore dhe përfitimet e integrimit të perspektivës gjinore në politika dhe buxhete publike.