Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë zhvilloi dy trajnime njëditore më 29.12 dhe 30.12.2025, në Qendrën e Burimeve për Politika dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor. Trajnimet ishin të destinuara për ekspertë nga Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale e Qytetit të Shkupit dhe përfaqësues nga shërbimet eksperte të kopshteve në Shkup. Qëllimi i trajnimit është të njohë diskriminimin, të reagojë dhe të inkurajojë barazinë dhe përfshirjen në shoqëri. Trajnimi mbështetet nga Këshilli i Evropës, përmes programit për luftën kundër urrejtjes dhe intolerancës të Instrumentit Horizontal të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.








