Ministria e Politikave Sociale, Demografisë dhe Rinisë, në kuadër të aktiviteteve të saj të vazhdueshme dhe me mbështetjen e UN Women, zbatoi me sukses dy trajnime dy-ditore të destinuara për zyrtarët administrativë për të forcuar kapacitetet për hartimin e politikave dhe buxhetimin që i përgjigjen çështjeve gjinore.

Trajnimi "Hyrje në Monitorimin dhe Vlerësimin e Politikave që i Përgjegjen Çështjeve Gjinore" u mbajt më 18 dhe 19 dhjetor 22 dhe 23 dhjetor 2025 në Qendrën e Burimeve për Hartimin e Politikave dhe Buxhetim që i Përgjegjen Çështjeve Gjinore.

Qëllimi i trajnimeve ishte të njihte zyrtarët administrativë me kuptimin, objektivat dhe qasjet e monitorimit dhe vlerësimit të politikave publike, me theks të veçantë në politikat që i përgjigjen çështjeve gjinore. Pjesëmarrësit fituan një kuptim bazë të koncepteve të monitorimit dhe vlerësimit, rolit të tyre në hartimin e politikave publike dhe rëndësisë së integrimit të një perspektive gjinore në të gjitha fazat e ciklit të politikave.

Ministria mbetet e përkushtuar për përmirësimin e kapaciteteve institucionale dhe promovimin e barazisë gjinore në politikat publike.