Më 21 prill, në Qendrën e Burimeve për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor u mbajt një takim pune me temën "Përfaqësimi dhe Ndikimi i Grave në Politikë dhe Arritja e Barazisë 50/50".
Qëllimi i takimit ishte hapja e një diskutimi mbi sfidat ekzistuese në legjislacion dhe praktikë në lidhje me përfaqësimin dhe ndikimin e grave në politikë, si dhe shqyrtimi i propozimeve specifike për përmirësimin e Kodit Zgjedhor me qëllim arritjen e barazisë 50/50 në nivel lokal dhe kombëtar.
Në takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Politikave Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ministrisë së Drejtësisë, anëtarë të Grupit Ndërsektorial për Mundësi të Barabarta për Gratë dhe Burrat, si dhe organizata të shoqërisë civile që punojnë në fushën e barazisë gjinore





.jpg)

.jpg)