Moduli i parë “Gjinia dhe futja e perspektivës gjinore në politikat publike” i trajnimit bazë për gjininë, barazinë gjinore dhe futja e perspektivës gjinore në politikat publike u mbajt në Qendrën Burimore për politikëbërje dhe buxhetim të përgjegjshëm gjinor.
Në trajnim janë përfshirë edhe nëpunës administrativë të punësuar në ministri me përvojë pune relativisht të shkurtër, veçanërisht personat që kanë filluar të punojnë në institucione në tre vitet e fundit, respektivisht pjesëmarrës që nuk kanë pasur mundësi të thellohen me konceptet e barazisë gjinore.
Temat e përpunimit ishin konceptet gjinore bazë, nocioni i përfshirjes së perspektivës gjinore në dokumentet strategjike dhe politikat publike, çfarë është politika gjinore dhe llojet e politikave gjinore.
Këto trajnime organizohen nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kuadër të projektit “Promovimi i politikave dhe buxheteve të përgjegjshme gjinore: drejt qeverisjes transparente, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i zbatuar nga UN Women me mbështetje financiare nga Zvicra dhe Suedia.