Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë në kuadër të programit të trajnimit të Qendrës Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor nga data 8 deri më 9 tetor 2024 po zhvillon “Trajnimin Bazë për Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor dhe aplikimin e tij në politikat dhe programet sektoriale”.
Trajnimi u dedikohet zyrtarëve administrativë nga organet e administratës shtetërore me fokus të veçantë personat me përvojë relativisht të shkurtër pune, pra pjesëmarrës që nuk kanë pasur ende mundësi të thellohen me konceptet e barazisë gjinore.
Me këto trajnime, pjesëmarrësit njihen me konceptet dhe proceset e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, si dhe të kuptojnë parimet bazë të buxhetimit gjithëpërfshirës dhe të përgjegjshëm gjinor dhe të mësojnë të identifikojnë një qasje për përfshirjen e aspekteve gjinore në krijimin e politikave publike dhe buxhetit.
Trajnimi realizohet në bashkëpunim me UN Women dhe mbështetje teknike nga Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve - CUP