Gjatë tetorit dhe nëntorit 2025, Qendra e Burimeve për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor do të presë një Akademi për Forcimin e Kapaciteteve të Qendrës Kërkimore të Ministrisë së Politikave Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Akademia synon të forcojë kapacitetet e punonjësve të Ministrisë së Politikave Sociale, Demografisë dhe Rinisë me fokus në Qendrën Kërkimore, në disa fusha të politikave rinore, komunikimit me publikun, kryerjes së kërkimeve, përpunimit të të dhënave dhe bashkëpunimit të brendshëm me sektorët.

Akademia është pjesë e projektit "Praktikoni Demokracinë" të zbatuar nga Fondacioni Westminster për Demokraci me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup.