Më 24 dhjetor 2025, në Qendrën e Burimeve për Politika dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor, u mbajt me sukses një Trajnim Bazë mbi Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor.
Trajnimi ishte i dedikuar për zyrtarë administrativë me përvojë të shkurtër pune dhe pjesëmarrës që nuk kanë pasur mundësinë të njihen me konceptet e barazisë gjinore, dhe janë të përfshirë drejtpërdrejt në krijimin e politikave, programeve dhe buxheteve në institucionet e tyre.
Pjesëmarrësit fituan njohuri bazë rreth parimeve të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, integrimit të perspektivës gjinore në politikat publike dhe proceset buxhetore, si dhe rolit të institucioneve në promovimin e barazisë gjinore.
Trajnimi u zhvillua nga punonjës të Departamentit për Politika të Përgjegjshme Gjinore dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor në Sektorin për Mundësi të Barabarta, së bashku me zyrtarë administrativë - trajnerë, të cilët me ekspertizën dhe përvojën e tyre praktike kontribuan në zbatimin me sukses të trajnimit.
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar kapacitetet e institucioneve dhe për të promovuar krijimin dhe zbatimin e politikave dhe buxheteve publike të përgjegjshme ndaj gjinisë.








