Në hapësirat e Qendrës Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor, u zhvillua takim pune me temë “Progresi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në realizimin e aktiviteteve të parapara në Planin Nacional të Veprimit (2018-2023) për zbatimin e Konventës së Stambollit” për periudhën tetor 2018 - dhjetor 2021.
Në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor është mbajtur takim dypalësh mes ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe zëvendësshefit të misionit të OSBE-së në Republikën e Kosovës, Kilian Vahl.
Është mbajtur promovimi i fushatës “Ne jemi me ju – së bashku kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave” me qëllim të inkurajimit të viktimave të dhunës në familje që të raportojnë dhunën tek institucionet kompetente.
Është mbajtur trajnimi i dytë në serinë e trajnimeve me temë “Gjinia, Barazia Gjinore dhe Futja e Perspektivës Gjinore në Politikat Publike”, të cilat kanë për qëllim forcimin e kapaciteteve të institucioneve.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Zyrën e UN Women në Shkup filloi të mbajë punëtori me temë: "Perspektiva gjinore në financat publike - Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor", me qëllim forcimin e kapaciteteve administrative në drejtim të integrimit gjinor në krijimin e buxheteve.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me zyrën e UN Women në Shkup filluan me realizimin e një sërë trajnimesh me qëllim të ngritjes së capaciteteve në instucione, të cilat mbahen në Qendrën Burimore për hartimin e politikajve për hartimin e politikaj. Trajnimet janë realizuar nga Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve në kuadër të projektit UN Women