Në Qendrën Burimore për hartimin e politikave dhe buxhetimin me bazë gjinore, po vazhdon “Trajnimi bazë për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor dhe aplikimi i tij në politikat dhe programet sektoriale”.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor ka mbajtur Trajnim për mosdiskriminimin, të drejtat dhe mjetet ligjore për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe Sesion informativ për asistencë juridike falas.
Moduli i parë “Gjinia dhe futja e perspektivës gjinore në politikat publike” i trajnimit bazë për gjininë, barazinë gjinore dhe futja e perspektivës gjinore në politikat publike u mbajt në Qendrën Burimore për politikëbërje dhe buxhetim të përgjegjshëm gjinor.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në kuadër të programit të trajnimit të Qendrës Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor, shpall thirrjen për pjesëmarrje në trajnimin “Trajnim bazë për gjininë, barazinë gjinore dhe vendosjen e perspektivës gjinore në politikat publike”, që do të mbahet më 17 dhe 18 tetor 2022.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në kuadër të programit të trajnimit të Qendrës Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor, shpall thirrjen për pjesëmarrje në trajnimin për nëpunësit dhe nëpunëset në sektorin publik që dëshirojnë të përmirësojnë kapacitetet dhe njohuritë e tyre dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e trajnimit me temën “Detyrimi për avancimin e barazisë në sektorin publik”.
Takimet përfundimtare të vizitës vlerësuese të GREVIO në Republikën e Maqedonisë së Veriut u mbajtën në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor. Gjatë 5 ditëve janë zhvilluar takime me institucionet shtetërore dhe sektorin joqeveritar.