Takimet përfundimtare të vizitës vlerësuese të GREVIO në Republikën e Maqedonisë së Veriut u mbajtën në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor. Gjatë 5 ditëve janë zhvilluar takime me institucionet shtetërore dhe sektorin joqeveritar.
Vizita e parë vlerësuese e GREVIO në Republikën e Maqedonisë së Veriut u mbajt në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor. Në takim morën pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, dhe përfaqësues nga Këshilli i Evropës, GREVIO, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencia për shërbime mediatike audio, audio-vizuale. U bënë pyetje nga përfaqësuesit e organit të pavarur ekspert në Këshillin e Evropës për zbatimin e Konventës së Stambollit për të kuptuar më mirë ecurinë e vendit tonë në lidhje me dhunën me bazë gjinore.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Qendrës për Menaxhim me Ndryshime hap thirrje për punonjës dhe punonjëse të punësuar në sektorin publik. Trajnimet janë me temë “Diskriminimi dhe ballafaqimi me diskriminimin” dhe janë planifikuar të mbahen në Qendrën Burimore për Krijimin e Politikave dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor.
Qendra Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor përpiqet çdo ditë për të përmbushur qëllimin e saj. Puna e tij synon futjen e ndjeshmërisë gjinore në administratën publike dhe përfaqësimin më të madh të barazisë gjinore në praktikat e përditshme të komunitetit shoqëror.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Qendrës për Menaxhimin e Ndryshimeve hap thirrje për nëpunës dhe nëpunëse të punësuar në sektorin publik të cilët dëshirojnë t’i sendërtojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre dhe të bëhen trajnues dhe trajnuese për çështje jodiskriminimi dhe detyrimi për avancimin e barazisë në sektorin publik.
Në hapësirat e Qendrës Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor, u zhvillua takim pune me temë “Progresi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në realizimin e aktiviteteve të parapara në Planin Nacional të Veprimit (2018-2023) për zbatimin e Konventës së Stambollit” për periudhën tetor 2018 - dhjetor 2021.