Në hapësirat e Qendrës Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor, u zhvillua takim pune me temë “Progresi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në realizimin e aktiviteteve të parapara në Planin Nacional të Veprimit (2018-2023) për zbatimin e Konventës së Stambollit” për periudhën tetor 2018 - dhjetor 2021. Në takim morën pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare.
Qëllimi i takimit të punës ishte prezantimi i tre raporteve për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në zbatimin e aktiviteteve të parapara në Planin Kombëtar të Veprimit (2018-2023) për zbatimin e Konventës së Stambollit. Konkluzionet e raportit vunë në dukje përfshirjen dhe koordinimin më të madh ndërmjet institucioneve si dhe forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore për tejkalimin e sfidave që kanë të bëjnë me dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje.
Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Në rrugën drejt BE-së: Parandalimi i dhunës ndaj grave në Republikën e Maqedonisë së Veriut” i financuar nga Fondacioni “Kvinna till Kvinna” (The Kvinna till Kvina Fondation), dhe i implementuar nga Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje