Një trajnim dy-ditor mbi Vlerësimin e Ndikimit Rregullator (aspektet gjinore në vlerësimin e politikave dhe ndikimin rregullator) është duke u zhvilluar për punonjësit e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së, vazhdoi me Programin Mentorues “Gratë për Gratë” për të inkurajuar zhvillimin profesional dhe udhëheqjen e grave në sektorin publik, të dedikuar për gratë në punësim të rregullt në ministri.
Ditët e fundit janë mbajtur sesione mentorimi në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor për të forcuar kapacitetet e mentorëve në Sektorin e Mundësive të Barabarta për të përfshirë perspektivën gjinore në buxhetet e institucioneve.
ër të ndihmuar në parandalimin e trafikimit të fëmijëve, si dhe për të ofruar një kujdes të mirë për viktimat e fëmijëve, projekti "Forcimi i Aktiviteteve Kundër Trafikimit të Njerëzve" në partneritet me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë zhvilluan një trajnim dy-ditor për identifikimin, mbrojtjen dhe referimin e viktimave të mundshme të trafikimit të fëmijëve.
Qendra Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor aktualisht po mban një trajnim tre-ditor për trajnerë mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, moduli i katërt i ciklit të trajnimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.
Në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor, filloi sot një trajnim dy-ditor për analizën gjinore, si pjesë e modulit të tretë të ciklit të trajnimit mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor.