Objektivi kryesor i trajnimit është përgatitja e nëpunësve publikë me njohuri teorike dhe mjete praktike për integrimin e gjinisë në planifikimin strategjik dhe vjetor, në përputhje me detyrimet kombëtare që rrjedhin nga ligjet dhe metodologjia.
Krijimi i politikave, strategjive, programeve dhe projekteve me përfshirjen e perspektivës gjinore kontribuon në zgjidhjen e shumë problemeve të zhvillimit dhe sjell përfitime konkrete për qeverinë, për individët - gratë dhe burrat, dhe për shoqërinë në tërësi.
Edhe pse kur bëhet fjalë për planifikimin strategjik, konsiderohet se ata që punojnë drejtpërdrejt në përgatitjen e planeve strategjike janë më përgjegjës, të gjithë ndikohen jo vetëm nga përgatitja, por edhe nga zbatimi i planeve strategjike. Prandaj, ky trajnim do të ishte i dobishëm për përfaqësuesit nga sektorë të shumtë të institucioneve.