Në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor është mbajtur takim dypalësh mes ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe zëvendësshefit të misionit të OSBE-së në Republikën e Kosovës, Kilian Vahl. Në takim u diskutua për rëndësinë e Qendrës Burimore në ngritjen e ndërgjegjësimit të publikut për barazinë gjinore dhe futjen e ndjeshmërisë gjinore në politikëbërje dhe buxhetim.
Ministrja theksoi se Qendra Burimore u hap me qëllim të realizimit të trajnimeve dhe grumbullimit të burimeve materiale si kërkime dhe analiza që do të avancojnë njohuritë e administratës publike.
“Në Qendrën Burimore deri më tani janë zhvilluar trajnime në katër tema, si: ‘Trajnimi bazë për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor’; “Monitorimi dhe Vlerësimi i Arritjeve të Deklaratave Buxhetore Gjinore’; “Deklaratat Buxhetore Gjinore – Raport mbi Buxhetin e Përgjegjshëm Gjinor’ dhe ‘Perspektiva Gjinore në Financat Publike – ROB’. Po ashtu është implementuar një platformë online në të cilën janë përfshirë të gjitha burimet materiale. Kjo Qendër është e vetmja në rajon, ndaj synimi ynë është ta kthejmë në Qendër Burimore Rajonale”, tha ministrja.